Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak pas mesnatës ku dy vëllezërit, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, Ergin Gjonin, 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar një nga autorët e plagosjes me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet ndërsa në kërkim është shpallur bashkautori si dhe një Valter Pershpalaj për moskallëzim të krimit.
Në pranga është vënë Klajdi Shanaj, 33 vjeç për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Për të njëjtat vepra penale është shpallur në kërkim vëllai i tij, Ramandi Shanaj, 25 vjeç.