Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili është një shtetas 18-vjeçar me inicialet K.L. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i plotë
Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit.Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.