Plagoset një efektiv policie në Fushë Arrëz! Polici me iniciale Gëzim Osmanaj, është plagosur me thikë, por ende nuk dihen motivet. Ky i fundit është dërguar për kurim në spitalin e Pukës. Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në Qendrën e Votimit në Fusha Arrëz, ndërsa si autor është identifikuar 32-vjeçari Mikel Lleshaj, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë që ka nisur hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fushë Arrëz/ Informacion paraprak
Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës. Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.