Fier- Një 19-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi ka plagosur rëndë në kokë një të mitur. Mësohet se i riu E. R., banues në Strum të Roskovecit është konfliktuar për motive të dobëta pasditen e së dielës me 13-vjeçarin Sh. M.
Si pasojë e goditjeve, i mituri ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.