Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e së martës në Balldre të Lezhës, ku mbeti i plagosur Hilë Gjinit . Ai u qëllua me armë zjarri pranë banesës nga 69-vjeçari Gjergj Gjini, i cili u prangos dy orë pas ngjarjes nga policia.
Mësohet se bashkëshortja e 43-vjeçarit ka neutralizuar bashkëfshatarin e tyre Gjergj Gjini i cili filloi të qëllonte drejt Hilë Gjinit.
Sapo 69-vjeçari i zuri pritë 43-vjeçarit, ajo ka zbritur nga makian nga dera e pasme e dhe është përleshur me autorin.
Bashkëshortja e 43-vjeçarit, fillimisht ka mundur t’i ulë dorën e më pas t’i rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj.
Shenjat e lënë nga përleshja ende evidentohen në duart e bashkëshortes së Gjinit, e cila është kujdesur edhe për fëmijët e mitur që ndodheshin në makinë.
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, i plagosuri që ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës ka mohuar të ketë pasur konflikte me autorin e ngjarjes, pavarësisht se ai pretendon se i ka helmuar delet 15 vite më parë.
Kjo ngjarje mund të evitohej, pasi sipas informacioneve policia ka qenë disa herë tek banesa e tij për konflikte të ndryshme ku edhe mund të kishte evidentuar armën zjarrit të cilën e kishte pa leje.
Autori i ngjarjes vijon të qëndrojë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Lezhë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë e cila nuk është vendosur ende se kur do të zhvillohet.
Gjergj Gjini i zuri pritë automjetit me të cilin po lëvizte fqinji i tij me gruan dhe fëmijet, duke lënë të plagosur 43-vjeçarin Hil Gjini, personat e tjerë që ishin në makinë fatmirësisht nuk morën lëndime.