Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Vinçens Piroli i cili u plagos mbrëmjen e 3 janarit në Shkodër me pistoletë me silenciator. 34-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga një person ende të paidentifikuar teksa po ecte në “Urën e Bunës” pasditen e 3 janarit. Ka qenë një familjar i të riut që pas një telefonate nga ky i fundit, e ka çuar me automjetin e tij tip “Ford” në spital, e më pas është larguar.
Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt. “Ndihem më i sigurt në spitalin e Lezhës se në Shkodër, prandaj erdha këtu”, u ka thënë ai hetuesve.
Piroli u dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe iu komunikua masa e arrestit me qëllim ekstradimin e tij në Malin e Zi, ku kërkohet nga autoritete malazeze si vrasës me pagesë. 34-vjeçari dyshohet se është autor për vrasjen e Momçillo Gjurishiç, ngjarje e ndodhur me 4 korrik të vitit 2021 në Ulqin.