Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë! I plagosur në këmbë me armë zjarri pas një sherri ka mbetur 22-vjeçari Klajdi Lluca. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Sinaballaj, ku paraprakisht raportohet se mes palëve ka pasur një konflikt fizik që ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
22-vjeçari i plagosue është transportuar në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani Policia ka bllokuar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e këtij të fundit.