Gerian Nano, 34 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fillim të Rrugës së Barrikadave. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë dhe as identiteti i autorit.
I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi policisë Tiranë:
Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.