Makina e kryedemokratit Lulzim Basha është parkuar pranë godinës së parlamentit të Shqipërisë. Vendosja e mjetit të Bashës pranë parlamentit, lë të kuptohet se plani për evakuuimin e tij nga Garda e Shqipërisë, ka nisur, ose çdo skenar është përgatitur për sigurinë e numrit një të opozitës. Ndërkohë që Berisha dhe mbështetësit e tij kanë rrethuar godinën dhe po tentojnë me çdo kusht që të futen brenda në zyrën e Bashës.