Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, teksa ndodhej në një lokal në lagjen “Mark Lula”.
Mësohet se bëhet fjalë për të riun e indentifikuar si Mikel Fusha. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr dhe ndihmën e nevojShme mjekësore.
Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Kjo plagosje vjen fill një natë pas atentatit të ndodhur në Shkodër, ku mbetën të plagosur vëllezërit Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç.