Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur në Komisionin Hetimor për Inceneratoret për njohjet me tre personat, që PD i akuzuan për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtriri dhe Stela Gugallja. Në përgjigje të tij, Erion Veliaj me nota ironie ka deklaruar se ata i ka parë në foto me zyrtarë të PD në Zimbabve.
Velaj thotë se me të tre këta persona nuk ka bërë asnjë udhëtim dhe madje asnjë diskutim në lidhje kontratën koncesionare për Inceneratoret. Ndërkohë që kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i ka kujtuar Veliajt se është nën betim dhe se dëshmia e rremë është vepër penale.
Në nerva e sipër, edhe me deputetët e tjerë që ndërhynin, Erion Veliaj i thotë Jorida Tabakut se ajo është e dënuar për shpifje në gjykatë. Tabaku i kthehet ashpër: “Ju e përdorni SPAK-un si qen sulmi. Unë nuk kontrolloj gjykatën”.
DEBATI NE KOMISIONIN HETIMOR
Jorida Tabaku: Njiheni me shtetasi Klodian Zoto, Mirel Mërtriri dhe Stela Gugallja?
Erion Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë drejtues për marrëdhënie me jashtë në PD
Jorida Tabaku: Nuk keni bërë udhëtim?
Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por kam parë për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtaë të PD
Jorida Tabaku: Nuk i keni takuar për të diskutuar për kontratën koncesionare?
Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë diskutim, asnjë udhëtim. Jam njohur përmes medias p[ër udhëtimet e këtyre personazheve me drejtues të marrëdhënieve me jashtë që ata kanë qenë në zimbave me zyrtarët e PD…
Jorida Tabaku: Ju kujtoj se dëshmia e rreme përbën vepër penale dhe dënohet nga ligji…