Në më pak se 90 minuta nga afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në selinë e PS-së ka një debat të fortë për “gardën e vjetër”.
Edi Rama pritet që sonte të marrë vendime të forta. Mësohet se debati është ndezur pasi Fatmir Xhafaj është renditur i 23-ti në Tiranë dhe Pandeli Majko i 19-ti, ndërkohë që një tjetër kritik, Ditmir Bushati pritet që të jetë jashtë.
I “djegur” duket se është edhe Alket Hyseni, pasi është renditur i 11-ti në Vlorë. Ndërkohë që Elisa Spiropali do të jetë e nënta në Tiranë. Fadil Nasufi do të jetë i treti në listën e Beratit.