Ndalimi me ligj i mjeteve piroteknike ka bërë që qytetarët shqiptarë të gjejnë zgjedhje alternative.
Një qytetar ka denoncuar nga Tirana se dikush qëlloi me armë zjarri, madje se “plumbi qorr”, i kishte thyer xhamin e prapmë të makinës.
”Pa ardhur akoma ora 12, plumbat qorr do na marrin jetën në mes të Tiranës,”-shkruan ai në foton e postuar nga JOQ.
Madje ka pozuar me gëzhojën e mbetur në dorë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz.