Kandidatja për deputete në listën e Tiranës, Mesilda Doda ka denoncuar se kanë informacione që deputeti i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi po ndërhyn për të siguruar vota. Në një intervistë të dhënë për Fax, Doda u shpreh tha se janë informacionet qarkullojnë, por duhet që drejtësia t’i hetojë.
“Ne në terren e kemi këtë lloj informacioni, provat duhet ti gjejnë organet e drejtësisë, ndaj do të duhet që të gjithë të bëjnë punën e tyre. Derisa na kanë ardhur ne fakte që jepen shifra marramendëse për blerjen e votave, atëherë drejtësia duhet ti gjejë,“-tha Doda.
PJESË NGA INTERVISTA:
A ka prova që Tom Doshi po ndërhyn në zgjedhje?
Doda: Ne në terren e kemi këtë lloj informacioni, provat duhet ti gjejnë organet e drejtësisë, ndaj do të duhet që të gjithë të bëjnë punën e tyre. Derisa na kanë ardhur ne fakte që jepen shifra marramendëse për blerjen e votave, atëherë drejtësia duhet ti gjejë.
Database me të dhënat e qytetarëve në dorë të PS
Doda: Ky është një krim elektoral i pastër, pasi me ID e kartës identitet shumë të dhëna tona personale janë të ekspozuara. Të gjithë duhet të dalin përpara ligjit, i gjithë sistemi është në duart e njeriu të vetëm.
Deklarata e ambasadores Kim, që ”nëse doni ndryshimin duhet të votoni për ndryshimin, nëse doni kriminelët, duhet të votoni për kriminelët”.
Doda: Ajo që dua të them pikësëpari është që në zgjedhje votojnë shqiptarët dhe jo ambasadorët. Më vjen mirë që ka një refleksion nga ana e ambasadorëve, por po ky është realiteti në Shqipëri, një person i vetëm ka kriminalizuar të gjithë sistemin. Ambasadorja ka filluar që të zgjohet dhe të kuptojë se kë ka përballë. SHBA është aleati ynë i përjetshëm, ndaj nuk mund të ketë asnjë diktator që mund të minojnë marrëdhënien mes dy vendeve tona
A do të ketë PDIU vëzhgues në ditën e zgjedhjeve?
Doda: PDIU do të jetë pjesë e koalicionit opozitar të vëzhguesit, do të ketë përfaqësuesit e saj.