Brazil- Brazili është një nga vendet më të prekura nga koornavirusi në Amerikën Latine. Situata në vend është tepër alarmante dhe spitalet kanë mungesa në bombolat e oksigjenit. Ditët e fundit u shënuan 11 humbje jete si pasojë e ungesës së oksigjenit.
Pas këtij problemi shumë qytetarë kanë vendosur të ngrihen në protestë.
Një numër i madh protetsuesish kishin vendosur qese plastike në kokë duke hedhur sloganin “po mbytemi”, ndërsa fotot kanë bërë xhiron e botës brenda pak minutave.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Brazil humbën jetën 595 persona prej koronavirusit duke e çuar në më shumë se 225 000 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.