• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Policët shqiptarë janë të stresuar. Me paga të ulëta dhe të mbingarkuar

06/06/2022
in Editorial
0
Hapen aplikimet/ 500 vende për në shkollën bazë të policisë (Detajet)

Mjekja psikiatre Arjana Rreli këmbëngul se nuk e mban mend assesi pacientin Ludian Zaimi, një polic i cili vrau kolegun në brendësi të komisariatit numër tre dhe që më pas, me armë në dorë doli në oborr duke iu thënë atyre që nuk e panë krimin: “unë e vrava”. Për shkak se në banesën e tij u gjetën medikamente dhe një recetë e firmosur nga mjekja e njohur, lëshuar prej saj korrikun e 2021, “Sinjalizo” kontaktoi me psikiatren për të mësuar më shumë për 25 vjeçarin, e cila u shpreh se kohët e fundit ka pasur shumë punonjës policie që kanë kërkuar ndihmë.

“Po kam patur, kanë referuar gjendje ankthi që është shumë e përhapur në popullatë, kanë ardhur për ta treguar gjendjen e tyre dhe për të marrë kurim”, tha psikologia Arjana Rreli.

Ndërkohë nga kolegët, efektivi Zaimi përshkruhet si një tip i mbyllur, i qetë dhe pa probleme të dallueshme, të tilla që mund të ishin pikasur nga eprorët apo efektivët me të cilët dilte në patrullim.

Policët që gjendeshin në skenën e krimit, kujtojnë për hetuesit se 25 vjeçari, ia bëri me shenjë njërit prej tyre që të largohej dhe më pas në vendin ku viktima ishte ulur, shkrepi plumbin e parë dhe më tej e ndoqi duke qëlluar sërisht. Krimi i beftë që u konsiderua paraprakisht si i pa parashikuar mbasi nuk kishte asnjë konflikt të çastit apo më të hershëm, kthen edhe njëherë problemin e kontrollit të shëndetit mendor tek punonjësit e policisë, shumë prej të cilëve deklarohet se përfshihen në incidente nga varësia e alkoolit dhe të tjerë të kthyer deri aty të dhunshëm saqë nuk kontrollojnë shpërthimet emocionale, që për specialistët e fushës konsiderohet si element depresioni.

Mungojnë psikologë

Vrasja e policit Çaush Saliasi në katin e parë të komisariatit, teksa ai po priste të merrte turnin së bashku me Zaimin, nxorri në pah problemin e mungesës së psikologëve që duhet të asistojnë efektivët sidomos mbas ngjarjeve të rënda, kqyrjeve dhe aksioneve ku atyre u rrezikohet jeta. Pikërisht nisur nga krimi në komisariatin numër tre, mësohet se në disa komisariate fill mbas kësaj janë vendosur psikologë që po studiojnë shëndetin mendor të efektivëve. Por a mund të parandalohej krimi përderisa 25-vjeçari rezulton se po trajtohej me medikamente, ndërsa mbetet e papërcaktuar sëmundja nga e cila ai vuante? Me këtë çështje po merret Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila sipas burimeve të “Sinjalizo” do të verifikojë se  cila është procedura për kontrollin e punonjësve, dhe nëse ka patur një konflikt të dukshëm mes policëve që nga mosveprimi u agravua deri në vrasje? Jo zyrtarisht përmendet për “Sinjalizo” se po verifikohet edhe pista e bullizimit të të riut nga kolegët më të vjetër si dhe shpërndarja e padrejtë e punës.

Polici e pranoi, por ..

Gjatë seancës gjyqësore, nën/inspektori i Policisë së Shtetit, Ludian Zaimi i cili vrau kolegun e tij Çaush Saliasi pranoi se po merrte qetësues kohët e fundit.

“Ka konfirmuar që merr qetësues në ditën e seancës”, shprehet avokati i caktuar nga shteti Edi Gorishti për “Sinjalizo”.

Ndërsa avokati Gorishti thekson se duhet pritur ekspertiza në lidhje me ilaçet që kishte përdorur 25 vjeçari.

“Për të shikuar nëse ka pasur probleme psikologjike, duhet pritur ekspertiza e plotë nga prokuroria”, e mbyll avokati.

“Sinjalizo” u interesua pranë Policisë së Shtetit për të pyetur nëse ka pasur konflikte të tjera midis punonjësve të policisë në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu sipas Policisë thuhet se çdo drejtori dhe çdo repart i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë  ka psikologë.

Megjithatë në të njëjtën ditë që Zaimi vrau me paramendim kolegun, po në kryeqytet një polic i repartit FNSH plagosi një qytetar në ambjentet e një bari në periferi të Tiranës. Asnjë psikolog nuk e kishte raportuar varësinë  e policit nga alkooli.

“Nuk ka statistika të tilla. Në çdo drejtori e në çdo repart FNSH ka psikologë. Përsa i përket procedurave që një punonjës policie ka probleme ankthi e shqetësimi, këto janë të dhëna personale dhe nuk bëhen me dije, por psikologët në drejtoritë vendore e repartet e FNSH e RENEA, konsultohen përherë me komandantët e tyre dhe kush ka pasur nevojë të konsultohet e trajtohet nga psikologu”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shtetit, ndërsa shton se nuk është e parashikuar dhe e detyruar të ndodh një test psikologjik çdo vit me përjashtim të forcave operacionale, kontrollohen çdo vit, ato që kanë të bëjnë me operacione të vështira për jetën.

Në përgjigjen e Policisë detajohet edhe porosia e Gledis Nanos, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për mbikëqyrjen e policëve.

“Njëkohësisht, Drejtor Nano ka kërkuar nga të pranishmit në mbledhje, që të evidentojnë rastet e konflikteve ndërmet punonjësve të Policisë dhe t’u japin zgjidhje shteruese, në rast se ka raste të tilla. Në çdo drejtori vendore e strukturë ka psikologë, me të cilët duhet të bashkëpunohet për çdo rast. Me urdhrin e psikologëve, që na kanë premtuar ndihmën dhe mbështetjen, duhet të ndiqen me rigorozitet të gjitha rastet që kanë të bëjnë me ngarkesat psikologjike të punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sakaq një punonjës policie pranë Komisariatit Nr.3 në Tiranë, thotë në kushtet e anonimitetit se psikologët nuk duken kurrkund, mbasi sipas tij i vetmi rast kur ju nënshtrua testit psikologjik ishte ditën kur u pranua në policinë shqipt*are.

“Nuk kemi psikolog në komisariat, unë kam rreth 3 vite dhe nuk kam parë ndonjë psikolog, madje as nuk na kanë thënë që të shkojmë ndonjëherë. Testin psikologjik e kam bërë vetëm në fillim kur kemi bërë të gjitha testet për tu pranuar në polici. Ai ka qenë testi i vetëm psikologjik që kam bërë, ndërsa që kur kam filluar punë, nuk kam bërë më test psikologjik”, shprehet në mënyrë anonime punonjësi i policisë i cili shton gjithashtu se përveç gjërave kur i thua shefit se mos më lër me atë polic se kam konflikt, nuk shkoj mirë, ata prej inatit të lënë bashkë.

Urdhëra në letër, pa zbatim

Por edhe pse nga Policia e Shtetit thuhet se ka psikolog, vetëm në vitin e kaluar është hartuar një udhëzues për rolin e psikologut në Polici.

“Ky udhëzues do t’i ndihmojë në punën e përditshme, psikologët dhe punonjësit e Policisë, duke përfshirë një dimension të plotë për punën dhe një qasje konkrete mbi mënyrën e ushtrimit të profesionit, kufijve të kompetencave, mënyrën e trajtimit të elementëve të ndryshëm, si stresi apo ankthi në profesionin e punonjësve të Policisë, mënyrën e intervistimit të grupeve vulnerable, seanca psikoterapie etj”, thuhet në prezantimin e udhëzuesit “Roli i psikologut në Polici”, i prezantuar në tetorin e vitit të kaluar. Udhëzuesi i përbashkët është hartuar nga PAMECA V, Policia e Shtetit dhe Urdhri i Psikologut.

Sindikata: Policët kanë ngarkesë të tepruar

Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta rendit disa prej arsyeve që sjellin çrregullime të shëndetit mendor tek punonjësit e policisë së shtetit midis të cilave: presioni gjatë luftës me krimin, orët e stërgjatura, pagat e ulëta dhe rrezikimi i jetës.

“Probleme psikologjike ka pasur e do ketë në radhët e policisë kryesisht të nivelit zbatues për sa kohë ekziston praktikisht stresi në nivele të larta në uniformat e policisë. Shkaqet janë të ndryshme, sociale, profesionale e mosha. Problemet psikologjike shfaqen në familje, shoqëri e gjatë ushtrimit të detyrës. Mungesa e përballimit të jetesës në familje ku të ardhurat për frymë në familje të punonjësve të policisë aktualisht nuk e kalojnë minimumin jetik si dhe mungesa e strehimit bëjnë që shumë punonjës policie të kenë dhe konflikte në familje. Mosha mesatare që relativisht është mbi 48 vjeç bën që mbi ngarkesa në punë të shkaktojë jo pak stres e lodhje fizike e psikike. Është stresi ai që me kalimin e kohës çon në veprime të pakontrolluara psikike, të punonjësve të policisë që shfaqen në veprime psiqike delirante në individ të veçantë që reflektohen në veprime të pakontrolluara të dhunshme te përdorimit të forcës e të armës”, shprehet për “Sinjalizo”, kreu i Sindikatës së Policisë, Fishta.

Sipas Fishtës duhet të jenë eprorët ata që duhet të kontrollojnë gjendjen psikologjike të vartësve dhe më pas tu delegohet rasti psikologëve.

“Janë eprorët direkt që e kanë për detyrë të kontrollojnë edhe gjendjen psikologjike të vartësve. Që të zbulojë rastet, psikologu informacionin e parë e merr nga eprori direkt,familjari apo kolegu i afërt i punonjësit, nga ankesat e qytetarëve si dhe nga sondazhet personale te drejtpërdrejta ose me test psikologjik periodik”, e mbyll Fishta për “Sinjalizo”.

Diçka e tillë nuk ndodhi me Ludian Zaimin, që kishte vetëm 18 muaj pjesë e patrullave dhe që me paramendim, me armën e shërbimit qëlloi për vdekje një polic tjetër. Ai gjendet në paraburgim nën masën e arrestit me burg të vendosur nga gjykata e Tiranës dhe kazusi i vrasjes së Çaush Saliasit shërbeu për momentin në dërgimin e ekipeve të psikologëve në komisariate. Megjithëse sipas informacionit paraprak që siguroi “Sinjalizo” , psikologët janë atashuar vetëm në Tiranë.

Shkroi: Klevis Paloka

Marrë nga ACQJ.al

Tags: pagat e policisepolicet shqiptarevrasja ne komisariat
Previous Post

‘Java nis stresuese, bëni hapin e radhës!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 6 qershor 2022

Next Post

U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë

Related Posts

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

27/10/2022
Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

02/08/2022
Krimi dhe qyteti

Krimi dhe qyteti

16/06/2022
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

11/02/2022
Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

06/02/2022
Shqipëria renditet e parafundit në Europë për shërbimet më të dobëta shëndetësore

Shqipëria renditet e parafundit në Europë për shërbimet më të dobëta shëndetësore

28/01/2022
Next Post
U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë

U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.