TIRANË– Ditën e sotme pritet që të jepet vendimi për të arrestuarit e protestës së datës 10 dhe 11 dhjetor.
Forca të shumta policore ndodhen mëngjesin e sotëm në gjykatën Penale të Tiranës, aty ku pritet të jepen masat. Seanca e sotme pritet që të nisë në orën 11.00.
Dje u zhvillua dita e pestës protestës pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Marshime pati edhe në qytete të tjera përveç kryeqytetit. Për më shumë se dy orë, protestuesit kërkuan largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Ata marshuan nga kryeministria, tek Ministria e Brendshme e më pas shkuan tek Drejtoria e Policisë ku u pritën me gaz lotsjellës. Si pasojë e përpasjeve, u plagos një efektiv policie.