Aktori Edmond Budina është duke protestuar për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit. Në një intervistë për “Balkanëeb”, ai është shprehur se ka parë disa efektiëve policie të veshur si civilë, dhe pretendon se janë të droguar.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se do të vazhdojë protestën pasi sipas aktorit, qeveria dëshiron që të vrasë njerëz.
“Nuk isha me të rinjtë. Kanë punën dhe strategjinë e tyre. Ishim duke ndënjur mirë e bukur dhe lëshuan tymuese. E bëjnë për të vrarë njërëz. Edhe ne po protestojmë. Unë jam një halabakët. Tre vjet kemi që protestojmë në mënyrë paqësore dhe erdhën e prishën duke dashur të vrasin njerëzit brenda. Ne protestojmë për demokracinë në Shqipëri. Dhuna kthehet me dhunë. Lleshaj thotë që të rinjtë janë të droguar, pse nuk e bën provën e drogës kryeministri? Pashë me sytë e mi polica civilë, ata mund të jenë droguar. Prindërit duhet të bashkohen me fëmijët dhe të dalin bashë me ta dhe të protestojnë,”-u shpreh Budina.