Kontrolle të shtuara për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, në kuadër të ditëve festive 7 dhe 8 Mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 . Në vijim të punës për përmbushjen e detyrave funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndëshkuar me masë administrative 792 shtetas, për moszbatimin e masave antiCovid.
Pronari i një lokali është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, që është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. 5 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur me këmbë, pas orarit të lejuar janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë. Gjithashtu, në qarkun Dibër, është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një shtetas që ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit.