Kryeministri Edi Rama, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se segmente të politikës shqiptare vazhdojnë që të derdhin llum nacional-folklorik, pa din e pa iman.
Rama thekson se nuk është shitur det te Greqia, por vendi fqinj ka shfrytëzuar mundësinë që të ushtrojë të drejtën që i njihet.
Po ashtu, Rama deklaron se shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh.