SHBA- Tobey King, një grua 46-vjeçare nga Teksasi, fitoi vëmendjen e internetit pasi punoi me grep një kukull që dukej si senatori amerikan Bernie Sanders, i cili u kthye në memen e preferuar pas pozës së famshme në ditën e përurimit të Joe Biden si president. Tobey e postoi kukullën në eBay dhe e nxori në ankand, ku oferta fillestare ishte 99 cent. Por sa u shit?
Kukulla e vogël u shit për plot 20,300 dollarë.
“Është e pabesueshme. E dija që Bernie ishte trend për shkak të fotos dhe unë kisha një model kukulle Bernie. Kështu që e modifikova,” tha King, raporton The Guardian.
Për krijimin e kukullës u deshën 7 orë thurje me grep pa ndërprerje. Vëmendja ndaj detajeve ishte fantastike.