Elbasan- Ditën e sotme është marrë vendimi për pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore në gjykatë. Gjykata e qytetit të Elbasanit vijon të qëndrojë e mbyllur pas konfirmimit të rasteve pozitivë me COVID-19.
Pozitivë me COVID-19 rezultuan kryesekretarja, sekretarja dhe dy punonjëse të tjera. Tamponi i është marrë edhe dy gjyqtarëve.