Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit të mblidhet dhe të të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë të hënën e 31 janarit krizën e Ukrainës.
Kjo bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek “veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës”, ka thënë ajo, duke e konsideruar si kërcënim të qartë.