TIRANË– Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur për në Turqi për të marrë trajtim më të specializuar pasi prej disa ditësh është prekur nga pandemia e koronavirusit.
Llalla prej disa ditësh ishte infektuar dhe shtruar në një prej spitaleve COVID në vendin tonë. Por papritur gjendja e tij është përkeqësuar, kështu që familjarët kanë vendosur që ta nisin drejt Turqisë për ta trajtuar nga specialistët e fushës. Deri më tani Llalla nuk është i vetmi që është nisur drejt Turqisë për t’u kuruar pasi para tij, është nisur edhe sipërmarrësja Vilma Nushi dhe deputeti i opozitës së re Enver Roshi. Të gjithë janë kthyer të shëruar nga Turqia