Prej katër ditësh, flakët në kurorën me pisha në malin e Tomorrit vijojnë të jenë prezente. Nga autoritetet njoftohet se ende nuk është mundur që të bëhet shuarja e flakëve, ndërsa gjatë natës janë përhapur disa vatra të reja të zjarrit. Si pasojë e erës së madhe gjatë ditës së djeshme si edhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur edhe më shumë.
Sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit deri me tani janë djegur rreth 20 hektarë.Për ndezjen e zjarrit janë arrestuar Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç ndërsa 3 të tjerë B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, po ndiqen në gjendje të lirë.