• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Premtimi i radhës nga Basha, sot me sipërmarrësit: Unifikimi i TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë

12/02/2021
in Politikë
0
Premtimi i radhës nga Basha, sot me sipërmarrësit: Unifikimi i TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë

Durrës- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim ditën e sotme me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës, deklaroi se me ardhjen në pushtet, qeveria e tij do të bëjë unifikimin e taksës së tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë.

“Shkurtimisht, besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto. Dhe një nga masat që prek gjithë ekonominë por dhe ju në veçanti është inspektoriatet. Inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. Që do të thotë 12 muaj nuk do të ushtrojnë absolutisht asnjë nga sjelljet, pranitë terrorizuese me biznesin dhe pas kësaj me modelin europian që do ti reformojmë këto inspektoriate, ajo që duhet të prisni ju është një rezultat i ngjashëm më atë që ndodh në Europë. 7 deri në 10 % e biznesit kontrollohet sipas analizës së riskut, por nuk vijnë inspektorët nga mëngjesi deri në darkë duke shkatërruar nervat, duke shpërdoruar kohën, energjitë e sipërmarrësit në çdo fushë, e në veçanti sektorit të turizmit i cili vuan pastaj nga problem i tretë, i cili parashtrove nga fakti që sezoni këtu mbetet tmerrësisht i shkurtër për potencialin që ka vendi. Dhe në funksion të zgjatjes së sezonit duhen marrë disa duhen ndërmarrë disa hapa. Një nga hapat kryesorë që duhet ndërmarrë është padiskutim kualifikimi i forcës punëtore. Dhe këtu duhet të përsëris diçka që besoj tregon thellësinë e angazhimit tonë ndaj këtij sektori: Sot akoma në opozitë, për këto javë që na ndajnë nga 25 prilli dua t’iu deklaroj me përgjegjësi të plotë që kemi vendosur kontaktet dhe jemi gati të institucionalizojmë bashkëpunimin me institucione Europiane të trajnimit në fushën e turizmit me traditë mbi 100-vjeçare. Në të dyja format edhe me pranimet e tyre fizike në Shqipëri edhe në formatin online dhe kjo do të mundësojë që një trekëndësh bashkëpunimi mes qeverisjes si përfaqësusese i interesit publik, promovuese e interesit publik dhe vendimmarrëse politike midis jush sipërmarrjes, në këtë rast sipërmarrjes turistike dhe përmes botës akademike si pika e tretë e këtij trekëndëshi ne të dalim nga kjo situatë paradoksale ku nga njëra anë na duhet krah i kualifikuar pune që nga bazë, që nga kuzhinier, ndihmës kuzhinier, kamarier e gjithçka tjetër deri tek nivelet e larta të menaxhimit dhe nga ana tjetër rinisë nuk i jepet mundësia as të trajnohet dhe as të punësohet në vendin e vet që është një nga vendet më të bukura në botë dhe që e do shumë e detyrohet të largohet të shkojë në vendet e huaja ku pastaj shkëlqen në këto fusha ku mund të shkëlqente në vendin e vet. Ne kemi kaq shumë dhe nuk e vëmë në funksion, në funksion të kujt? Në funksion të punësimit. Nëse këto potenciale të jashtëzakonshme natyrore që rrethojnë Durrësin, kulturore, trashëgimisë kulturore një qytet 3 mijë vjeçar, e shumë e shumë të tjera vihen në funksion bëhen pjesë e turizmit si një lokomotivë që tërheq një zinxhirë të tërë zhvillimi, atëherë Shqipërisë nuk i mungon absolutisht asgjë që të arrijë të njëjtën përqindje të turizmit si punësues, si punëdhënës si vendet e tjera të rajonit dhe me të njëjtat paga.”

Tags: albanewsbasha per tvsh e operatoreve turistikelulzim bashaprogrami i pd
Previous Post

2 miliardë euro investim në Durrës, ky është projekti që parashikon të ndërtojë kompania Emaar?

Next Post

Zbardhet vrasja e dy vëllezëve në vitin 1998 në Vlorë, shpallet në kërkim ndërkombëtar 47-vjeçari

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
VLONJATI NUK IU BIND PATRULLËS, PAS NDJEKJES RREH POLICIN

Zbardhet vrasja e dy vëllezëve në vitin 1998 në Vlorë, shpallet në kërkim ndërkombëtar 47-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.