• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Presidenti Biden në “State of the Union”: Putini nuk e ka idenë se çfarë po vjen

02/03/2022
in Botë
0
Presidenti Biden në “State of the Union”: Putini nuk e ka idenë se çfarë po vjen

Sot në 3:10 të mëngjesit me orën shqiptare, Joe Biden nisi fjalimin e tij të parë si President në “State of the Union” duke trajtuar luftën në Ukrainë.

(State of the Union përkthehet në shqip “Gjendja e bashkimit” dhe është një fjalim vjetor, mes më të rëndësishmëve, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara në Kongresin e SHBA në fillim të çdo viti kalendarik mbi gjendjen aktuale të kombit.) 

Presidenti amerikan deklaroi se nuk do të çonte trupa ushtarake në Ukrainë për t’u përballuar me forcat ruse, por se i qëndronte plotësisht deklaratës së tij se “asnjë centimetër i vendeve të NATO-s nuk do të prekej”. Sipas Biden, forca këmbësore, anije e avionë luftarakë amerikanë po zbarkohen në vendet e NATO-s në lindje, nga ato Baltiket e deri tek Rumania, ndërsa shtoi se Ukrainën do ta ndihmonin në forma të tjera.

“Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin i Rusisë u përpoq të tundte themelet e botës së lirë, duke menduar se mund ta bënte atë të përkulej me rrugët e tij kërcënuese. Por ai i bëri llogaritë keq. Ai mendoi se mund të shkonte në Ukrainë dhe bota do t’i shkonte pas. Në vend të kësaj ai përball me një mur që kurrë nuk e kishte parashikuar apo imagjinuar.” – citon Lapsi.al presidentin Joe Biden.

Presidenti prezantoi ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, e cila mori duartrokitje të vazhdueshme nga turma. Ajo ishte ulur me Zonjën e Parë Jill Biden, që mbante një flamur të vogël ukrainas.

“Trimëria e ukrainasve, vendosmëria, guximi i tyre literalisht frymëzon botën” – u shpreh Biden duke duartrokitur, ndërsa vlerësoi edhe Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.

Biden foli për sanksionet e ashpra që SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke thënë se ato e kanë bërë të pavlefshëm “fondin e luftës 630 miliardë dollarë” të presidentit rus Vladimir Putin.

“Sonte u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë fituar miliarda dollarë prej këtij regjimi të dhunshëm, mjaft!”, theksoi Biden.

Presidenti njoftoi më tej se SHBA do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet ruse, “duke izoluar më tej Rusinë dhe duke shtuar një shtrëngim shtesë në ekonominë e tyre”. 

“Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen,” tha Biden për Putinin.

Kongresmenët valëvisnin të gjithë flamurët ukrainas në dorë.

Kongresmenja demokrate e Nju Jorkut Carolyn Maloney, kishte veshur veshje tradicionale ukrainase.

Mes atyre që kanë veshur blu janë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe Zonja e Parë Jill Biden, zyra e së cilës konfirmoi për “ABC News” se ajo kishte veshur ngjyrën blu sonte në mbështetje të Ukrainës. Në një shenjë tjetër mbështetjeje për Ukrainën, zonja e parë ka një qëndisje të një luledielli, lulen kombëtare të Ukrainës, të qepur në mëngën e fustanit pranë kyçit të dorës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Tags: joe bidenlufta ne ukraineState of the Unionvladimir putin
Previous Post

“Një arkë me peshk, euro dhe celular”/ SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda

Next Post

Huadhënësi më i madh rus largohet nga tregu europian, humbi miliarda nga ‘dalje anormale e parave’ pas pushtimit të Ukrainës

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Huadhënësi më i madh rus largohet nga tregu europian, humbi miliarda nga ‘dalje anormale e parave’ pas pushtimit të Ukrainës

Huadhënësi më i madh rus largohet nga tregu europian, humbi miliarda nga 'dalje anormale e parave' pas pushtimit të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.