• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Presidenti Biden urdhëron qeverinë të studiojë dollarin dixhital dhe rreziqet që lidhen me kriptomonedhat

12/03/2022
in Botë
0
Presidenti Biden urdhëron qeverinë të studiojë dollarin dixhital dhe rreziqet që lidhen me kriptomonedhat

Presidenti Joe Biden nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për mbikëqyrjen nga e qeverisë së kriptomonedhave, i cili nxit Rezervën Federale (bankën qendrore) të shqyrtojë mundësitë e lëshimit të monedhës së saj dixhitale.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha se kjo masë do të nxiste një sistem financiar më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më efikas, duke luftuar financimin e paligjshëm dhe duke parandaluar rreziqet ndaj stabilitetit financiar dhe sigurisë kombëtare. Administrata Biden e sheh popullaritetin e vrullshëm të kriptomonedhës si një mundësi për të shqyrtuar rreziqet dhe përfitimet nga monedhat dixhitale, tha një zyrtar i lartë i administratës i cili foli në kushte anonimiteti rreth urdhrin të martën, përpara lëshimit të tij. Presidenti Biden udhëzoi gjithashtu Departamentin e Thesarit dhe agjencitë e tjera federale të studiojnë ndikimin e kriptomonedhës në stabilitetin financiar dhe sigurinë kombëtare.

Brian Deese dhe Jake Sullivan, këshilltarët kryesorë të Presidentit Biden për çështje të sigurisë ekonomike e kombëtare, thanë se urdhri krijon strategjinë e parë gjithëpërfshirëse federale mbi monedhat dixhitale.

“Kjo do të ndihmojë në pozicionimin e SHBA-ve që të vazhdojnë të luajnë një rol udhëheqës në inovacionin dhe qeverisjen e ekosistemit të pasurive dixhitale brenda dhe jashtë vendit, në një mënyrë që mbron konsumatorët dhe në përputhje me vlerat tona demokratike, duke avancuar konkurrencën globale”, thanë zoti Deese dhe zoti Sullivan të mërkurën në një deklaratë të përbashkët.

Masa vjen ndërsa ligjvënësit dhe zyrtarët e administratës janë shprehur gjithnjë e më shumë të shqetësuar se Rusia mund të përdorë kriptovalutat për të shmangur ndikimin e sanksioneve të vendosura ndaj bankave, oligarkëve dhe industrisë së naftës, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Javën e kaluar, senatorët demokratë Elizabeth Warren, Mark Warner dhe Jack Reed i kërkuan Departamentit të Thesarit të jepte informacion mbi masat për të penguar përdorimin e kriptomonedhës për t’iu shmangur sanksioneve. Administrata Biden ka argumentuar se Rusia nuk do të jetë në gjendje të kompensojë humbjen e biznesit amerikan dhe evropian duke iu drejtuar kriptomonedhës. Zyrtarët thanë se për urdhrin e presidentit demokrat mbi kriptomonedhat po punohej prej muajsh, përpara se Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën, muajin e kaluar.

Daleep Singh, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare dhe ekonominë i Presidentit Biden, tha për rrjetin televiziv CNN të mërkurën se “kriptomonedhat nuk janë realisht një zgjidhje për sanksionet amerikane”. Urdhri ekzekutiv po pritej gjerësisht nga industria e financave, tregtarët e kriptomonedhave, e ligjvënës që e kanë krahasuar tregun e kriptomonedhave me “perëndimin e egër”.

Qeveria thotë se pavarësisht rreziqeve, sondazhet tregojnë se afërsisht 16% e amerikanëve të rritur, ose 40 milionë njerëz, kanë investuar në kriptovaluta. Dhe 43% e meshkujve të moshës 18 deri në 29 vjeç i kanë paratë e tyre në kriptovaluta. Coinbase Global Inc., platforma më e madhe e shkëmbimit të kriptomonedhave në Shtetet e Bashkuara, thotë se kompania nuk kishte vënë re një rritje kohët e fundit në aktivitet me synimin për t’iu shmangur sanksioneve.

Zonja Yellen tha javën e kaluar se shumë pjesëmarrës në rrjetet e kriptomonedhave i nënshtrohen sanksioneve kundër pastrimit të parave dhe se industria nuk është plotësisht, siç tha ajo një mjedis ku gjërat mund të shmangen. Sa i përket përfshirjes së Rezervës Federale me pasuritë dixhitale, banka qëndrore lëshoi një dokument në janar që thoshte se një monedhë dixhitale do t’i shërbente më mirë nevojave të vendit përmes një modeli në të cilin bankat ose firmat e pagesave krijojnë llogari ose kuleta dixhitale. Disa pjesëmarrës në monedhën dixhitale e mirëpritën idenë e përfshirjes më të madhe të qeverisë./ Marrë nga VOA

Tags: joe bidenshba
Previous Post

Juventusi nuk ndalet në merkato, piketon kandidatin për “Topin e Artë”

Next Post

Apple bën ndryshimin e radhës! Ngjyra e re e iPhone 13 dhe 13 Pro

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Apple bën ndryshimin e radhës! Ngjyra e re e iPhone 13 dhe 13 Pro

Apple bën ndryshimin e radhës! Ngjyra e re e iPhone 13 dhe 13 Pro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.