• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Presidenti i Malit të Zi akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme

20/09/2021
in Botë
0
Presidenti i Malit të Zi akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme

Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritetet e Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi. Zyra e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç në një reagim, bëri të ditur, se Ministria e Punëve të Jashtme Ruse dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse.

“Vetëm disa ditë pas Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, zëdhënësi i Kishës Ruse, Ilarion Alfejev shfaqet me teza dhe me komente cinike rreth ngjarjeve të shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi .”

“Kjo konfirmon se Kisha Ruse është në shërbim të interesit shtetërorë të Federatës Ruse dhe vërteton faktin se janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse”, thuhet në njoftimin e presidencës malazeze.

Zyra e presidentit thekson se deklaratat e fundit nga zëdhënësi i Kishës Ruse Ilarion dhe ministri Lavrov konfirmojnë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

“Është një mënyrë shumë e vrazhdë dhe e papërshtatshme nga një personalitet kaq i lartë i kishës ndaj Malit të Zi, që tradicionalisht ishte miqësore ndaj Rusisë, kurse komenti i ministrit Lavrov mbi ngjarjet e fundit në Cetinë është gjithashtu nën nivelin e shefit të diplomacisë së Rusisë dhe të reputacionit të tij personal”, thuhet në reagim.

Presidenti Gjukanoviq u referohej pohimeve të transmetuara në kanalin televiziv të Kishës Ortodokse Ruse, që citonte deklaratën e një peshkopi të Kishës Serbe ku pretendohej se 500 njerëz ishin të pranishëm në ngjarjet e fundit në Cetinë dhe se ata flisnin keq serbisht dhe se ishin nga Shqipëria ose vende të tjera të rajonit. Televizioni komentonte se ishte diçka negative që Presidenti Gjukanoviç ishte me ta.

“Ky është një mashtrim i qartë pasi më 4 dhe 5 shtator kishte mijëra qytetarë të Cetinës dhe qytetarë të tjerë malazezë në protesta, dhe se ata kryesisht flisnin gjuhën malazeze, por kishte edhe nga ata që flisnin serbisht, dhe se të gjithë ishin të bashkuar në mbrojtjen e dinjitetit të kryeqytetit dhe shtetit të tyre të Malit të Zi”, përfundon reagimi i presidencës së Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, javën e kaluar, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dëshironte që në projektin e “Serbisë së Madhe” ta kishte Kosovën, por pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Sipas tij, Vuçiç e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.

Në një intervistë për mediet kroate Gjukanoviq ka thënë se Serbia dhe Rusia po duan ta vënë nën kontroll Malin e Zi, në çfarëdo mënyre që mund të bëhet.

“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon”, ka thënë Gjukanoviç.

Duke i konsideruar jo të sinqerta deklaratat e Vuçiçit se Serbia e njeh pavarësinë e Malit të Zi, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi për Serbinë është një lloj kompensimi në mënyrë që të pranojë Kosovën e pavarur.

Mali i Zi kohët e fundit është përballur me tensione politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazez. Me 5 shtator Mali i Zi ishte pranë konfliktit ndëretnik gjatë shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, në kryeqytetin historik dhe kulturor të Malit të Zi në Cetinë.

Partitë pro-malazeze që janë kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiç për destabilizimin të vendit. Presidenti Gjukanoviq ngjarjet e fundit në Mal të Zi i ka cilësuar shumë serioze dhe tejet të rrezikshme për qëndrueshmërinë e rajonit./ VOA

Tags: moskepresidenti i malit te ziRusia
Previous Post

Gati projekt-rregullorja që do të mundësojë debitimin direkt ndërbankar

Next Post

Si po ndikon pandemia te sektori i pijeve freskuese

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Si po ndikon pandemia te sektori i pijeve freskuese

Si po ndikon pandemia te sektori i pijeve freskuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.