Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij në një letër dërguar me email Kryetarit të Parlamentit Mahinda Yapa Abeywardenena, sipas një njoftimi nga Zyra e Kryetarit këtë të enjte.
Rajapaksa u largua nga vendi më 13 korrik pa dorëzuar dorëheqjen. Ai u arratis në Maldive, dhe më pas në Singapor, ku thuhet se i dorëzoi atje letrën e dorëheqjes Komisionit të Lartë të Sri Lankës. Më pas, Rajapaksa udhëtoi për në Jeddah, në Arabinë Saudite.
Kryetari i parlamentit ka bërë thirrje që letra origjinale e dorëheqjes të dërgohet në Sri Lanka me avionin e ardhshëm të disponueshëm nga Singapori.