Pas mbërritjes së tij një ditë më parë në vendin tonë, Presidenti i Italisë Sergio Mattarella takoi kreun i shtetit Bajram Begaj ku u prit me një ceremoni zyrtare.
Gjatë kësaj vizite Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Mattarella mbërriti dje në vendin tonë dhe u prit në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, ministrja e Arsimit, Evis Kushit dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
Në vizitën e tij, Mattarella shoqërohet nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.