Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bën thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet gjatë procesit të numërimit.
Meta gjithashtu bën apel që të ruhet qetësia deri në shpalljen e rezultateve. Presidenti shton se çdo votë në kuti do të numërohet dhe rinumërohet deri në fund.
Statusi:
Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.