Gazeta e njohur gjermane “Stern” i ka publikuar një artikull me titull “Unë jam Biovend”, dedikuar alpeve shqiptare, agroturizmin duke promovuar në këtë mënyrë natyrën shqiptare si dhe ushqimin bio.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook artikullin, duke vlerësuar si një ftesë të hapur për të gjithë turistë, ai i fton të vizitojnë Shqipërinë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë.
“Revista prestigjioze gjermane “Stern” i ka dedikuar një artikull të gjatë agroturizmit shqiptar, duke nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio. Ndërsa e prezanton Shqipërinë në titull me shprehjen “UNË JAM BIOVEND” ky artikull është një ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.