Princi Charles është infektuar për herë të dytë me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar Clarence House me anë të një njoftimi zyrtar. Kjo është hera e dytë që trashëgimtari i fronit, 73 vjeç, infektohet me virusin. Hera e parë ishte në vitin 2020.
Një mesazh në faqen e tij zyrtar në Twitter tregoi: “Këtë mëngjes, Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe tani është i izoluar. Princ Charles është thellësisht i zhgënjyer që nuk mund të marrë pjesë në ngjarjet e sotme në ‘Winchester’ dhe do të kërkojë të riplanifikojë vizitën e tij sa më shpejt të jetë e mundur.”
Njoftimi i testit pozitiv u bë pak pas mesditës, disa minua më parë se Charles të mbërrinte në ‘Winchester’ për të zbuluar një statujë .
Në mars 2020, Charles humbi ndjenjën e shijes dhe nuhatjes pasi u kontraktua me Covid, por e kaloi në gjëndje të lehtë. Ai kaloi shtatë ditë në izolim në shtëpinë e tij në Birkhall në Skoci përpara se të rifillonte detyrat e tij.