Gjatë një paraqitje në programin e Dax Shepard i quajtur, Armchair Expert, Princi Harry foli për fëmijërinë e tij dhe pastaj filloi të fliste për të ardhmen e titujve në familjen mbretërore të Britanisë.
“Pozicioni i titujve është diskutuar nga të gjitha palët në muajt e fundit dhe nuk ka ndyrshuar” tha ai. Kjo do të thotë që një statut për të hequr titujt e Harry dhe Meghan, do të kërkonte një ligj të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.
Profesori Bob Morris, i cili ka studiuar ligjet britanike për vite, tha që historikisht heqja e titujve mbretërorë kishte ndodhur vetëm në rastet e akuzimeve për tradhëti. Në këtë rast vendimi i Mbretit ose Mbretëreshës është më i rëndësishmi.
“Unë mendoj se nuk do të ishte diçka që Mbretëresha do të dëshironte të bënte në këtë fazë të mbretërimit të saj. Ndoshta Charles do të hiqte të gjithë titujt nga djali i tij kur ai të bëhet mbret” , shtoi Morris në intervistën e tij.