Netflix ka publikuar një trailer të ri për serialin e quajtur “Harry dhe Meghan” për Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, i cili së shpejti duhet të shfaqet në platformën e transmetimit.
Në trailerin e ri, Princi Harry flet për “rrjedhjet dhe mbjelljen e historive” dhe se kishte “lojë të pistë” në familjen mbretërore.
Ai përshkruan gjithashtu “dhimbjen dhe vuajtjen e grave që martohen në këtë institucion”, duke iu referuar rastit të gruas së tij Meghan, si dhe nënës së tij, Princeshës Diana. Pikërisht këtë thotë Harry: “Isha i tmerruar, nuk doja që historia të përsëritej”.- Advertisement –
Në njoftimin e serialit ngrihet çështja e racës dhe komentuesi thotë: “Është për urrejtje, është për racë”. Episodi do të publikohet të enjten.