Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën sot në spitalin e Vlorës pasi ka prerë një venë në qafë me një gotë të thyer xhami.
Fëmija ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike. 3 vjeçari ka qenë duke luajtur kur është prerë me gotën e xhamit.
Pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.