TIRANË– Sot pritet të nisin testet e shpejta në vend! Prej 6 dhjetorit autoritetet shëndetësore shqiptare do të nisin të aplikojnë testet e shpejta për COVID-19 duke vënë në dispozicion rreth 100 mijë kite të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, në vendin tonë testet e shpejta nuk do të bëhen me tenda në rrugë por nëpër qendra shëndetësore duke shtuar riskun e infeksionit. Të gjithë ata që dyshojnë se janë të infektuar do të duhet që t’i referehen qendrës shëndetësore përkatëse në Tiranë, duke rrezikuar veten; të tjerët por edhe stafin mjekësor duke përhapur infeksionin.
Fillimisht procesi i testimit të shpejtë do të aplikohet në Tiranë dhe më pas, pas datës20 dhjetor do të përhapet në gjithë vendin. Aktualisht, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, teksa jemi me mbi 20 mijë të infektuar aktivë, në spital po trajtohen 479 pacientë, ku nuk mungojnë ata në terapi intensive dhe të intubuar.
Ndërkohë që prej ditësh numri i të infektuave ka qënë mbi 800 raste ditore pozitive me COVID-19, megjithatë pavarësisht numrit të lartë shtrimet në spital kanë ardhur në rënie.