Shkodër- Ky është Aleksandër Foletës, i njohur ndryshe si problematiku i Shkodrës. Djali i Hana Foletës, 46- vjeçares që një natë më parë i shpërtheu tritoli në lokal.
Mbrëmjen e kaluar, shpërthimi i tritolit mendohet të ketë pasur pikërisht hakmarrjen si sfond dhe nuk ka pasur aspak lidhje me vetë 46-vjeçaren.
Para tre muajsh ai ka plagosur dy persona me thikë duke i lënë ato me dëme të mëdha. I riu u arrestua, por brenda pak ditësh u la i lirë.