Tiranë- Sot nisi seanca gjyqësore për Izet Haxhian, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Mësohet se seanca është mbajtur në gjykatën Penale të Tiranës.
Prokuroria ka saktësuar adresat për disa nga dëshmitarët, për të cilët ka kërkuar që të pyeten në gjyqin kundër Izet Haxhias. Ndërkohë që ditën e sotme vendoset nëse mes këtyre dëshmitarëve do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin kërkoi edhe prokuroria që të ishte në sallën e gjyqit që të jepte dëshminë e tij.
Deri më tani gjykata ka punuar për cilësinë e dëshmitarit Kujtim Hysën, Zenel Nezën, Afrim Krasniqi e Shaban Memia, të cilët do të vlerësohen nëse do të pyeten si dëshmitarë, ndërsa për ish- kryeministrin Berisha e Vili Minarollin, gjykata do shprehet në një moment të dytë.
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka deklaruar para mediave se procesi është i politizuar në ekstrem, por që momentalisht Gjykata vendosi që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë indirekt.