SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në mes të një bumi të madh të blerjes së armëve. Sipas raportit federal të tregtisë së armëve, numri i armëve të zjarrit të prodhuara çdo vit është trefishuar që nga viti 2000 ndërkohë që në tre vitet e fundit është rritur ndjeshëm.
Sipas NY times, raporti i publikuar nga Byroja e alkoolit, duhanit, armëve të zjarrit dhe eksplozivëve të martën tre ditë pas të shtënave masive në Buffalo që la 10 të vdekur habiti të gjithë me pasqyrimin e tregtisë së armëve. Blerësit kanë përfituar nga lehtësimi i kufizimeve të armëve nga Gjykata e Lartë, Kongresi dhe legjislaturat shtetërore të kontrolluara nga republikanët.
Të dhënat dokumentuan një ndryshim drastik në kërkesën e konsumatorit midis pronarëve të armëve që ka pasur implikime të thella tregtare, kulturore dhe politike. Duke filluar nga viti 2009, pistoletat gjysmë automatike të tipit Glock, të blera për mbrojtje personale, filluan të zëvendësoheshin me pushkë, të cilat janë përdorur zakonisht për gjueti.
Në dokumentin prej 306 faqesh ishte një tjetër statistikë që zyrtarët e konsiderojnë veçanërisht shqetësuese. Policia gjeti 19,344 armë zjarri të prodhuara privatisht, armë shtëpie të pagjurmueshme të njohura si “armë fantazmë”, në vitin 2021, që përfaqëson një rritje dhjetëfish që nga viti 2016. Zyrtarët thonë se kjo ka kontribuar në rritjen e vrasjeve të lidhura me armë, veçanërisht në Kaliforni, ku armët “fantazmë” përbëjnë gjysmën e armëve të gjetura në skenat e krimit.