• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Programi i Kujdesit Dentar, ministrja e Shëndetësisë: Kabinete të reja dentare në 10 shkolla në Tiranë

22/04/2022
in Politikë
0
Programi i Kujdesit Dentar, ministrja e Shëndetësisë: Kabinete të reja dentare në 10 shkolla në Tiranë

Ditën e sotme është lançuar Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla, i mundësuar falë investimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ngritjen e kabineteve të reja dentare.

Nga shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në kryeqytet, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bashkë me Ministren e Arsimit Evis Kushi dhe Ministren e Fëmijëve dhe Rinisë Bora Muzhaqi, kanë lançuar programin e ri, i cili do të bëjë të mundur kryerjen e depistimin dhe trajtimit të dhëmbëve falas për fëmijët e shkollave.

Në fjalën e saj, Manastirliu tha se ky program do të pilotohet në 10 shkolla në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. 

“Fëmijët janë të parët në politikat tona, ndaj po vijojmë të investojmë për programe që i shërbejnë shëndetit të fëmijëve dhe mirërritjes së tyre. Sot jemi të gjithë së bashku në shkollën “Jeronim de Rada” për të promovuar një prej programeve shumë të rëndësishme që ne sapo e kemi nisur, që është programi i dentistrisë në shkolla apo kujdesit dentar në shkolla, i cili vjen si një program që po e pilotojmë në Tiranë, në kuadër të një investimi të cilin e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për ndërtimin e 10 kabineteve dentare në 10 shkolla të Tiranës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se objektivi është për ta shtrirë këtë program në të gjithë Shqipërinë.

“Programi do të shtrihet në nivel kombëtar në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu nëpërmjet mbështetjes dhe programit që ne kemi me qeverinë ziceriane, do të kemi mundësi që të kemi edhe njësitë e lëvizshme të kujdesit oral në zonat rurale dhe do të jenë dy njësi të lëvizshme, të cilat do të jenë funksikonale brenda këtij viti, duke filluar kështu një depistim me bazë të gjerë të fëmijëve në shkolla dhe komunitete”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, nënvizoi se ky është një program me rëndësi që do të nxisë edukimin shëndetësor tek nxnësit.

 “Sot jemi për një tjetër projekt me rëndësi që tregon që po i japim vëmendjen shëndetit për fëmijët tanë. Unë e garantoj që së bashku me mësuesit, më të gjithë ekipet, me stafet tona në shkolla do të bëjmë maksimumin që ky program të zbatohet me rigorozitet”, tha Kushi.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha:

“Jam e bindur që kjo punë fantastike që Ministria e Shëndetësisë ka bërë me përmirësimin dhe krijimin e këtyre laboratorëve me një cilësi kaq të lartë, laboratorëve dentarë në këtë rast që fëmijët do të kenë mundësi të shkojnë edhe t’i përdorin. Këto 10 shkolla unë jam e bindur që vitin tjetër do të jenë edhe më shumë dhe do të kemi mundësinë që të ndihmojmë edhe tepër fëmijë”.

Programi i ri i dentistrisë në shkolla, vjen si një nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vetëm pak ditë pas lançimit të një tjetër programi për fëmijët, që u miratua në Këshillin e Ministrave: Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14 vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas.

Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç fillon në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla. Më shumë se 11 mijë nxënës në këto 10 shkolla të kryeqytetit do të jenë përfituesit e parë të këtij shërbimi, për t’u shtrirë më pas në gjithë vendin. Ky program do të ofrojë depistimin periodik, edukimi shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrami i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta. Ky investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vjen në kuadër të programit të ri “Shëndeti në shkolla”, që mbështet shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve.

Tags: Kabinete të reja dentareogerta manastirliuProgrami i Kujdesit DentarSHKOLLA
Previous Post

Gjykata njohu shqyrtimin e ankimimit të Alibeaj, ‘Rithemelimi’ i Berishës: Vendim nul, në kundërshtim të hapur me ligjin

Next Post

24 kg marijuanë në dollap, arrestohet shqiptari në Itali

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
24 kg marijuanë në dollap, arrestohet shqiptari në Itali

24 kg marijuanë në dollap, arrestohet shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.