• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Programi i PD për pronat, Lame: Gënjeshtër e madhe, deklaratat e Bashës ishin marrëzi

22/03/2021
in Politikë
0
Programi i PD për pronat, Lame: Gënjeshtër e madhe, deklaratat e Bashës ishin marrëzi

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, sulmoi në një deklaratë për media programin e Partisë Demokratike për pronat, duke thënë se është marrëzi që të thuash se do anulosh ligjin 20/20.

Gjithashtu, Lame u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri gënjeshtrën më të madhe shqiptarëve dhe ish-pronarëve, kur tha sipas tij, se do ju kthejë pronat ish-pronarëve.

“Paketa ligjore e akteve të Kadastrës, ligji i ri për Kadastrën, janë dy kolonat thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë. Nuk i kanë dhënë ende të plota rezultatet dhe efektet e tyre, por shënjesat janë jashtëzakonisht pozitive. Rezultatet që ka dhënë ligji i kadastrës, që ka hyrë në fuqi më 2020, dhe ligji për proceset tranzitore.

Do e filloj me legalizimet, duke folur vetëm dy fjalë për to, sepse i konsideroj si një betejë e fituar dhe që nuk janë më kalë beteje për partitë politike nëpër fushata elektorale. E thënë kjo vetëm nga një shifër, kemi 10-fishim të numrit të legalizimeve. Deri në 2013 u mbyll me mbi 21 mijë legalizime, 2020 u mbyll me 210 mijë legalizime.

Beteja tjetër e fituar në këtë fushë është legalizimi i pallateve të braktisura nga pronarët. Mund ta konsiderojmë si një betejë të fituar, që vinte gati nga zeroja. Bëhet fjalë për vetëm 6 pallate të legalizuara në 2013, dhe rreth 800 pallate të bëra pas këtij viti. Pra, flasim për 40-fish të pallateve të legalizuara. Formalizimi i ndërtimeve pa leje është prapë në shifër të madhe, me 11-fishim. Kohëzgjatja e dhënies së shërbimit të qytetarëve është ulur me 3.5 herë. Aplikimet në fushën kadastrale janë ulur 12 herë. Kohëzgjatja e vonesave të theksuara ndaj qytetarëve është ulur me 4 herë, e kështu me radhë.

Të gjitha këto rezultate vijnë nga dy elementë, së pari bashkimi i institucioneve, që ishte thelbi i reformës në fushën e pronës, kalimi nga një mori institucionesh në një institucion të vetëm dhe në legjislacion të përmbledhur në një ligj të vetëm. Kjo ka bërë të mundur shmangien e sorollatjes. Së dyti, fokusimi i vëmendjes së qeverisë te prona. Po të mos ishte fushata, ky do të ishte viti kyç në rezultatet që do të jepte në fushën e pronës, veçanërisht te regjistrimi i tokës bujqësore në fshat. Është një plagë që ka filluar zvarritet që prej 1991. Kjo është sfida më e madhe që ka Kadastra shqiptare. Në këtë pikë na doli përpara fushata elektorale, ku PD e PS nxorën programin e tyre në fushën e pronës.

E pashë me vëmendje programin e PD, ku në një anë pata një kënaqësi të brendshme se pashë që nuk kishin asgjë të re, por nga ana tjetër, për arsye elektorale, pretendohet që të rrëzohet dhe anulohet ligji 20/20. Vetë kryetari Basha e tha hapur këtë gjë në prezantimin për reformën e pronës në PD, që pikë e tyre ishte anulimi i ligjit 20/20. Për fat të mirë këtë gjë nuk e tha ekspertja që foli pas tij, që është marrë me reformën, sepse e kuptonte ajo që është marrëzi ta thuash këtë gjë. Aty u duk që brenda PD, kryetari me eksperten ishin në përplasje me njëri-tjetrin, në atë që propozonin. PD pretendon që do vazhdojë kthimin fizik të pronave të ish-pronarëve. Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund t’iu hidhet shqiptarëve dhe ish-pronarëve. Nuk mund të bëhet kthim fizik më, për arsyen e thjeshtë se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe kjo 200 mijë km2”, u shpreh Lame

Tags: artan lamelame sulmon programin e pdprogrami i pd per pronat
Previous Post

Dita e Sulltan Nevruzit, Erdogan: Do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për njerëzimin

Next Post

“Misioni im”, Basha takim në Qytetin Studenti: Libri, një letër e hapur drejtuar shqiptarëve

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
“Misioni im”, Basha takim në Qytetin Studenti: Libri, një letër e hapur drejtuar shqiptarëve

“Misioni im”, Basha takim në Qytetin Studenti: Libri, një letër e hapur drejtuar shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.