• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Programi i qeverisë/ Nga rritja e ekonomisë te luftimi me pandeminë e projektet e reja. Pesë shtyllat kryesore në 4 vitet e ardhshme

16/09/2021
in Politikë
0
Programi i qeverisë/ Nga rritja e ekonomisë te luftimi me pandeminë e projektet e reja. Pesë shtyllat kryesore në 4 vitet e ardhshme

Për 4 vitet e ardhshme qeveria do të mbështet në 5 shtylla kryesore, duke filluar nga rimëkëmbja ekonomike te zhvillimi e modernizimi i të gjithë sektorëve.

Partia Socialiste ka publikuar programin e plotë, ku në të specifikohen shtyllat kryesore ku do të mbështetet:

  1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;
  2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.
  3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;
  4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;
  5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Shënjestrat në ekonomi

-Rritja ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5% në vit dhe do të mbështesë një rritje ehde më të madhe të pagave në nivel vendi

-Konsolidim i përshpejtuar fiskal duke synuar borxh nën 60% në fund të mandatit

-Rrisim të ardhurat e disponueshme me 20% deri në fund të mandatit

-Rrisim pagën mesatare mujore bruto me 25% në mënyrë graduale deri në fund të mandatit

-Rrisimin pagat e administratës publike

Rritja e pagave

●Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandat të tretë.

Lufta me pandeminë

-Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjec deri në shkurt 2022.

– Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:

  • 50 milionë euro për sipërmarjrnet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentit të garancisë
  • 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit
  • 50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kreditim apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese

Çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, do të paguaj më pak të ardhura në Shqipërinë 2030. Por, kush fiton më shumë, do të kontribuojë më shumë për mirëqenien e përbashkët. Nuk do të jenë kurrë më fermeri, punëtori apo mësuesi, ata që do të mbajnë barrë më të madhe se banakieri apo biznesmeni i madh.

-Rrisim dyshemenë për pagat e patatueshme nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë në muaj. Me këtë masë, 435 mijë të punësuar, ose 63.8% e totalit të të punësuarve, paguajnë zero taksë

-Mbështesin shtresën e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% do të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë, brenda afatit të deklaruar 250 mijë lekë nga 150 mijë lekë që është sot.

-Nga 1 janari 2023 rimbursimi i TVSH për bizneset do të jetë automatikisht

-Shërbimet ndaj tatimpaguesve 100% digjitale. Inspektorët do të vizitojnë bizneset vetëm për verifikime, jo më shumë se një herë në vit.

-Vijojmë të nxisim spiërmarrjet e të rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start-up do të 5-fishohet, duke arritur në 10 milionë euro.

Fokusi te familja e shtresat në nevojë

-Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

– Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Europiane të Investimeve.

– Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetet rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.

Asnjë gjurmë të tërmetit deri në pranverë të 2022

-Në fund të pranverës së vitit 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019

-Vendosim mbi 60 miliardë lekë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite. 100% e granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 300 milionë euro, janë aktive në mbi 30 projekte konkrete në strehim, arsim dhe infrastrukturë publike

Në fund të pranverës së vitit 2022 sipas programit do jenë finalizuar:

  • 4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.
  • 13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë.
  • 12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar të gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.
  • 28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022.
  • Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.

Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewslufta me pandemineprogrami i qeveriserritja ekonomike
Previous Post

Raporti i KE konfirmon: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Next Post

“Kushtojini vëmendje polemikave të vogla!” Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Horoskopi

"Kushtojini vëmendje polemikave të vogla!" Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.