Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vdekjen e 4 turistëve rusë 2 ditë më parë në një hotel në Qerret. Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion, vepra penale është regjistruar për vrasje.
Ngjarja dyshohet aksidentale, por deri në daljen e ekspertizës mjeko-ligjore është procedurë që regjistrohet për këtë vepër.
Të premten në darkë, 4 turistë rusë u gjendën të pajetë pranë xhakuzit, të një hoteli në Qerret të Kavajës, sapo del nga pjesa e saunës. Ambasada e Rusisë në Tiranë reagoi zyrtarisht një ditë më parë lidhur me ngjarjen tragjike.
Përmes një njoftimi të shpërndarë edhe në faqen e Facebook të ambasadës, konfirmohet vdekja e 4 shtetasve rusë: Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov dhe kërkohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.