Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Dosja e vrasjes së 25-vjeçarit do të dërgohet në gjykatë në javën e parë të muajit shkurt dhe do jenë togat e zeza që do të vendosin nëse do e kalojnë apo jo për gjykim.
Fax News mëson se pistoleta e gjetur në një pellg në ujë 100 m nga vendi ku u vra 25-vjeçari, nuk do të dërgohet për ekspertizë të spcializuar jashtë vendit, pasi kjo pistoletë nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Dyshohet se efektiva ka qëlluar drejt 25-vjeçarit, edhe pse e dinte që ai ishte i paarmatosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor, ku efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi me pistoletë në drejtim të Klodian Rashës, duke e lënë të riun të vdekur në zonën e Laprakës.