Ka nisur sot mbledhja e radhës e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore për të diskutuat mbi propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese.
Rendi i ditës për këtë mbledhje është caktimi i relatorit; Miratimi i ekspertëve konstitucionalistë për ekspertizën përkatëse si dhe caktimi i detyrave për ekspertët.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re. Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për veting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore.