Prostituta u sulmua barbarisht nga tutori i saj, zbulohet rrjeti i trafikimit në Itali
ITALI– Grupi i shqiptarëve të cilët kishin nën drejtim rrjetin e prostitucionit në Itali është shkatërruar nga policia.
Karabinierët e Isola kanë vënë në pranga 3 shtetatas shqiptarë, dy burra dhe një grua si edhe një shtetas italiane si krerët e këtij rrjeti prostitucioni. Grupi vepronte në sheshet e Isola, Costigliole, Vigliano, Agliano, Monticello d’Alba dhe Alba.
Gjithçka u zbulua nga sulmi që drejtuesit e grupit bënë ndaj një prostitute e cila tregoi çdo gjë në polici. Vajza tha se u sulmua nga dy bashkatdhetarë, të cilët e rrahën atë me stolin në të cilin ajo ishte ulur duke pritur për klientët. Ata gjithashtu i kishin marrë celularin dhe e kishin lënë në mes të rrugët.
Në krye të bandës janë dy vëllezër shqiptarë. Ata ishin menaxherët e grupit të vajzave që jetonin së bashku në një apartament në qendër të Asti me dy gra që prostituuan dhe ndihmuan vëllezërit në kontrollimin e “kolegëve” të tjera.
Të dy vëllezërit janë në burgjet e Asti dhe Alessandria në pritje të marrjes në pyetje para magjistratit.