Policia e Tiranës ka bllokuar disa rrugë kryesore të kryeqytetit për shkak të protestës që po zhvillohet në ambientet e selisë së PD. Policia njofton se rrugët që do të bllokohen janë rruga nga Toptani deri te Parlamenti – Rruga “George W. Bush” – Bulevardi Zhan D’Ark, ndërsa apelon qytetarët që të mos kalojnë në atë zonë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
“DVP Tiranë Për shkak të protestës që po zhvillohet, Policia do devijojë trafikun dhe do të bllokojë disa segmente rrugore. Segmentet rrugore që tashmë janë të bllokuara: – Rruga nga Toptani deri te Parlamenti – Rruga “George Ë. Bush” – Bulevardi Zhan D’Ark. Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.”