Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë 34 personat e arrestuar gjatë protestës së dhunshme të Sali Berishës më 8 janar. Gjykata caktoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 28 prej të arrestuarve, ndërsa 6 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
34 të arrestuarit për sulmin e 8 janarit në Partinë Demokratike kanë dalë sot para Gjykatës për tu mësuar me masën e sigurisë.